Përfshihet nga flakët apartamenti në Lezhë, një grua përfundon në spital

Një banesë në qytetin e Lezhës, është përfshirë nga flakët, Mësohet se zjarri u shfaq në katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus, ndërsa menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në banesë ndodhej një zonjë e cila u dërgua në spital, pa rrezik për jetën.

Burime bëjnë me dije se dëmet materiale janë të shumta, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë shpërthimi i bombolës së gazit./albeu.com

Shtuar 6.08.2022 08:57