Teksa lufta në Ukrainë po vijon ende me intensitet të lartë, duke marrë edhe jetë civilësh të pafajshëm, Perëndimi duket se ka ndërmend të ndërmarrë një valë të re sanksionesh nda presidentit rus Vladimir Putin.
Udhëheqësit e BE planifikojnë t’i vendosin vajzat e Vladimir Putinit në listën e fundit të sanksioneve.
Katerina Tikhonova, 35, dhe Mariya Vorontsova, 36, janë në draft listën e fundit të BE-së të objektivave që përfshijnë oligarkë, politikanë dhe ata që thuhet se janë brenda rrethit të brendshëm të Putinit.
Dihet pak për jetën personale të Tikhonova, një shkencëtare dhe ish-akrobate, dhe Vorontosva, një endokrinologe, por ato pritet të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimeve të udhëtimit në të gjithë kontinentin nga e mërkura.
Edhe pse është e paqartë nëse dyshja kanë prona jashtë Rusisë, çdo jetë e mundshme luksi që ata mund të kishin në Evropë tani ka të ngjarë të jetë një ëndërr e largët.
Ajo vjen pasi G7, BE dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rënë dakord për një ndalim të ‘të gjitha investimeve të reja’ në Rusi si pjesë e hakmarrjes së saj të fundit ekonomike kundër Putinit.