6.5 miliardë dollarë janë mbledhur për Ukrainën gjatë një konference ndërkombëtare nga donatorë perëndimorë në Varshavë, raporton Skynews.
Mësohet se Finlanda, Republika Çeke dhe Kroacia janë ndër shtetet që ofruan para në mbështetje të Ukrainës.
Lexo edhe:“Nuk vendos sanksione ndaj Rusisë”, Serbia jep 3 milionë euro ndihmë për Ukrainën
Konferenca në Varshavë u organizua nga Polonia dhe Suedia.
Ndërkohë Komisioni Evropian ka premtuar 200 milion € në ndihmë për njerëzit e zhvendosur në Ukrainë, thuhet në një deklaratë, sipas Skynews./albeu.com