Përçahet zyrtarisht çifti në Për’puthen, Jasmina bën deklaratën e fortë për Andin (FOTO LAJM)

Jasmina dhe Andi janë rikthyer në programin e Për’puthen dhe kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Jasmina ia ka thënë troç Andit se nuk do të ketë asgjë me të pasi nuk shikon asnjë të ardhme mes tyre.

Jasmina: Mirë keq, pak lëmsh, mendime. Besoj se më ka bërë mirë kjo periudha e pushimit dhe kam reflektuar për disa gjëra.

Andi: Jam qetësuar shumë, familja janë më mirë, kam reflektuar goxha.

Jasmina: Sido që i pashë gjërat, nuk mendoj se e kam shumë gabim, por që i kërkoj falje nëse e kam mërzitur, stresuar, mbytur, por që në tre muaj nuk do të doja që këtë eksperiencë ta kaloja me dikë tjetër dhe jam me të vërtetë e lumtur që e kam njohur.

Është diçka që e përgatita me mendje që do e them e do shprehem, por që gjithsesi kam arritur në një konkluzion që sido të ketë vajtur marrëdhënia jonë, pajtohem me atë që tha Andi që nuk shikon një të ardhme, edhe unë nuk shikoj një të ardhme mes ne të dyve. Realisht nuk dua të kem diçka me ty.

Shtuar 30.04.2021 06:04