Ngeli jashtë Kuvendit, Nard Ndoka i jep fund epokës në politikën shqiptare?

Ish deputeti Nard Ndoka ka dhënë lajmin e bujshëm se heq dorë nga partia e tij PDK.

Ndoka i cili ishte i rënditur në vendin e 8 në listën e PD në Shkodër ku kjo parti mori vetëm 5 mandate, ia ka lënë fajin Bashës duke deklaruar se koalicioni nuk ishte funksional.

Fjala e Nard Ndokës:

Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri. I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës. /albeu.com/

 

 

Shtuar 30.04.2021 06:04