Për kë ishin nisur plumbat në Shkodër? Pronari i makinës ndodhet në burg, ja për çfarë akuzohet

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Partizani, në Sheshin Rus të Shkodrës. Objektivi i sulmit ishte një automjet tip Peugeot, i parkuar dhe në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha, i cili aktualisht ndodhet në burg për akuzën e “dhunës në familje”.

Sipas burimeve, autori i sulmit mbërriti në vendngjarje me një motor pa targa dhe qëlloi disa herë me armë në drejtim të automjetit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Një automjet tjetër, i parkuar pranë Peugeot-it, pësoi gjithashtu dëmtime të lehta nga plumbat. Pas sulmit, autori dhe drejtuesi i motorit u larguan nga vendi në drejtim të paditur.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle intensive në zonën përreth për të identifikuar dhe arrestuar personat e përfshirë në këtë ngjarje. Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit. Hetimet vazhdojnë.


Shtuar 2.01.2025 22:23

Tags: ,