Për herë të parë në histori, një shqiptare kryebashkiake në New Jersey

Violetta Berisha, një shqiptare me origjinë nga Puka, ka bërë histori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa është zgjedhur si kryebashkiake. Veç faktit se është një shqiptare që merr për herë të parë drejtimin e bashkisë së Fairview në New Jersey, ajo është dhe gruaja e parë në 139 vjet që do të drejtojë këtë bashki.

Edhe presidenti Bajram Begaj, ka shprehur urimet për Violetta Berishën, duke e cilësuar si një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

“Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey. Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shkruan Presidenti.