Sheshi “Omonia” në Greqi është ndriçuar me ngjyrën e kuqe mbrëmjen e së dielës me rastin e Ditës së Pavarësisë në Shqipëri.
Mbrëmjen e 28 Nëntorit dritat e shatërvanit në këtë shesh morën ngjyrë të kuqe.
Iniciativa ka qenë e kryetarit të bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi. Kjo është hera e parë që bashkia e Athinës vlerëson komunitetin shqiptar në një festë të rëndësishme për ta si ajo e flamurit./albeu.com/