Për 100 lekë, dhunohet brutalisht punonjësi i spitalit të Elbasanit

Një person i paidentifikuar ka dhunuar brutalisht punonjësin e parkingut të qendrës spitalORE “Xhaferr Kongoli”, në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se punonjësi i ka kërkuar jë drejtuesi automjeti pagesën prej 100 lekësh për kohën që ka mbajtur makinën të parkuar.

Kaq ka mjaftuar që të nisë konflikti fizik që ka përfunduar me lëndimin e punonjësit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim./albeu.com


Shtuar 16.12.2021 22:00

Tags: ,