Peleshi në SPAK, zbulohet pse u thirr ministri i Mbrojtjes nga Prokuroria e Posaçme

Ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, është thirrur në SPAK. Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme gjatë mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije se ministri është thirrur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, marrëdhëniet me Klodian Zoton dhe procedurën e matësave të ujit kur ka qenë në Bashkinë e Korçës.

Më herët, gjatë periudhës 2017-2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai po ashtu, ka mbajtur detyrën e zv/kryeministrit në periudhën 2013-1017.


Shtuar 5.03.2024 13:27