Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi bëri thirrje për evakuim, nëse është e nevojshme, për shkak të zjarreve. Meta shkruan se përherë I njëjti avaz me zjarret, ku nuk merren masa dhe shtoi se Shqipëria po digjet nga zjarret e verës sepse po përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në çdo stinë të vitit.
Postimi i Metës:
BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË!
Është gjëja më e lehtë t’u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë.
Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t’i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive.
Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve?
Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë?
Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve?Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve?
Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve).
Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim./albeu.com