PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në Reformën Zgjedhore!

Parlamenti Evropian ka miratuar projekt-rezolutën për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje që në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe Opozita.

“Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë. Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri. Parlamenti Europian bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:

-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.

-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.


Shtuar 22.01.2024 16:28