Sot fillon legjislatura e re dhe të sapozgjedhurit do të futen në Kuvend për t’u betuar.
Madje, ka prej tyre që futen për herë të parë në atë godinë. Pas 30 muajsh do të futen në Kuvend edhe deputetët e PD-së, por kur kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja e seancës, ata janë përballur me një surprizë nga Kuvendi.
Administrata e këtij të fundit ka mbyllur derën që lidh oborrin e Kuvendit me atë të Partisë Demokratike duke i detyruar deputetët që të bëjnë më shumë se 400 metra në këmbë për të arritur në sallë.
Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Nuk dihet nëse mbyllja e derës është bërë për arsye sigurie apo nëse fshihet diçka tjetër pas saj, megjithatë demokratëve do t’ju duhet të bëjnë pak sport sot paradite pas tensioneve të mbrëmshme në seli. /abcnews.al