“PD përgjegjëse sepse la Ramën të mbillte frikë”, Berisha: Ende i kam mesazhet që më dërgonin në vitin 2014

Ish kryeministri, Sali Berisha: Partia Demokratike është përgjegjëse në krye të radhës kur Edi Rama filloi të përdorë praktikën e mbjelljes së frikës, PD nuk qëndroi, nuk u përball dhe i la fushë të hapur që të vazhdonte me programin e terrorit dhe mbjelljes së frikës.

I kam si tani mesazhet që vinin nga demokratët e jugut në dhjetor të 2013-ës dhe në 2014-ën, se po ushtrojnë terror. Qeveria mbillte frikë. U përpoqa dhe i shpjegova kryetarit se çfarë pasojash do ketë kjo për ne nëse nuk i dalim përpara. Partia Demokratike nuk e bëri këtë dhe nuk mbrojti të drejtat e qytetarëve. Njerëzit tanë mbeteshin burgjeve, jetim sikur nuk ishin të burgosur politik të këtij regjimi. Përveç kësaj Partia Demokratike nuk përfaqësoi një sërë kauzash.

Një grup aktorësh dhe njerëzit bënë një rezistencë heroike për Teatrin Kombëtar, PD i qëndroi anash dhe nuk u angazhua asnjëherë. Apatia që ne kemi kontraktuar na ka shoqëruar këto 8 vite, është problemi ynë madhor sa Edi Rama. Nëse ne çdo ditë nuk do t’i themi vetes çfarë do të bëjë sot që ta rrëzojmë këtë regjim, ai do qeverisë pa dhembje koke. Por ne nuk do të qëndrojmë të tillë. Ne kemi një mision të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim. Vetëm ne mund ta shpëtojmë./albeu.com


Shtuar 9.06.2022 21:10