Ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë. Rend dite do të jetë situata politike si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.
Njoftimi
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:
“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi