PD i përdori foton pa laje, Babani: Kjo gjë më vret më shumë (FOTO LAJM)

Fotoreporteri i njohur shqiptar, Armando Babani denoncoi në Facebook se një foto e shkrepur nga ai është përdorur pa leje nga PD për fushatë elektorale.

Babani shprehet se Partia Demokratike ka përdorur një foto të tij duke mos respektuar të drejtën e autorit.

“Sot është parë në dyert e qytetarëve kjo thirrje figurative….duke përdorur një foto që me siguri ka një autor… Vetvetiu më lind dëshira të di se çfare ka PD ne programin e saj për të drejtn e autorit….?”- shkruan Babani në Facebook.

Në lidhje me këtë çështje, ai foli sot në “Breaking” në Top News, ku tha se nuk do ndërmarrë hapa ligjor, por e vret fakti që puna e tij përdoret pa leje.

“Është një punë artistike e përdorur pa leje, kjo më vret. E pashë në Facebook që ishte përdorur nga PD. Në mediat online dhe në internet kam parë shumë e shumë foto të miat që përdoren, nuk është e vetmja”, theksoi ai.


Shtuar 12.04.2021 13:49

Tags: ,