PD ankimon në Kolegj rezultatin e zgjedhjeve në Gjirokastër

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës. PD ka dorëzuar padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan Marash Logu./albeu.com

 

 

Shtuar 24.05.2021 20:35