E pyetën përse luajtën fort kundër Napolit, Juric shpërthen keq pas ndeshjes (VIDEO)

Ekipi i Hellas Verona i shkaktoi një barazim dramatik Napolit, duke i lënë këta të fundit jashtë Champions League për sezonin tjetër.

Një barazim ky, i cili kualifikoi Juventusin për në Champions. Pas ndeshjes, trajneri i Veronës Ivan Juriç doli të fliste për “Sky Sports”, aty ku intervista u mbyll me tension.

Trajnerit i thanë se si ka mundësi që Verona ka regjistruar disa rezultate negative në ndeshjet e fundit dhe ia del ta ndalë Napolin në një ndeshje vendimtare për këta të fundit.

Edhe ndërhyrja nga studio nuk e qetësoi trajnerin Juric, i cili gjithsesi i dha një mundësi tjetër gazetarit për të riformuluar pyetjen. Por, gazetari nuk e shfrytëzoi:  “Pamë sot një Veronë me motivim ndryshe…”.

Juric ia ktheu: “Prapë ti? Po tregon mungesë respekti. Nuk e pranoj diskutimin “ditët e tjera jo, sot po”. Skuadra ka dhënë gjithmonë maksimumin. Nuk shkon kështu, duhet të më kërkosh falje”.

Pas kësaj, trajneri u largua nga intervista.


Shtuar 24.05.2021 20:16