Pazaret e drogës i shkrumbuan makinën në Elbasan, pronari i makinës ishte shpërndarës (FOTO LAJM)

Makinës së shkrumbuar gjatë natës në Elbasan dyshohet se i është vënë flaka qëllimisht.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se “Citroenit” i është vënë zjarri në shenjë hakmarrje për prishjen e pazareve të drogës.

Pronar i makinës dyshohet se është një shpërndarës droge me iniciale E. T. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, ndërsa makina ka qenë i parkuar në rrugë, pranë shtëpisë së pronarit.

“Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili  është djegur pjesërish”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 24.11.2021 16:45