Patronazhistëve u janë prerë bileta për pushime në Dubai?! Përgjigjet Ervin Bushati (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme kryetari i Partisë Socialiste Tiranë, Ervin Bushati, është vënë në siklet gjatë një interviste ku u pyet në lidhje me patronazhistët.

I ftuar në Ora neës, Bushati është pyetur nga moderatorja nëse patronazhistëve iu ishte prerë bileta për në Dubai.

Në këtë moment Buashti ka nënqeshur, duke thënë se lista që u publikua nga portali Lapsi.al nuk ekziston në PS, dhe se në shumë raste ka pasur të dhëna kontradiktore nga ato që janë publikuar.

Biseda:

Patronazhistëve ua keni prerë biletat për pushime në Dubai? Ua keni dhënë haraçin?

Bushati: Nuk e di që të jenë patronazhistët ata që kishit  nxjerrë në reklamë. Por megjithatë pas procesit të vaksinimit Shqipëria po funksionon si një vend normal. Shqipëria është hapur,  ekonomia është kthyer në normalitet. Këtë vit do të ketë një ringritje ekonomike. Njerëzit do të rikthehen në punë  nxënësit do të kthehen në shkolla. Një medium që ka nxjerrë një listë që nuk është fare ajo që ekziston, unë përshembull aty dalë votues i PD-së.

Po nuk mund të dilni ju votues i PD-së kur e keni krijuar vetë këtë databazë.

Bushati: Është e pakonceptueshme, sistemi ynë është shumë më avancuar nga ai që shikoni ju.

 


Shtuar 6.05.2021 11:55