“Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Zotin në mbretërinë e tij, lavdinë dhe jetën e përjetshme”, me këto fjalë iu drejtua besimtarëve Patriarku i Moskës dhe i gjithe ortodoksisë teksa ftoi besimtarët që të mos kenë frikë nga zoti nëse zgjedhin të luftojnë për atdheun.
Deklaratat be Patriarkut vijnë në një kohë kur ka kërcënime të reja nga ish-presidenti rus Medvedev, që nuk përjashtojnë përdorimin e armëve bërthamore, ndërsa lideri rus Putin kërcënon të gjithë ata që protestojnë kundër mobilizimit të pjesshëm.
Krahas kësaj, ka filluar edhe trajnimi i rezervistëve, që sipas mediave mund të jetë një milion dhe jo 300 mijë. Marrëdhëniet midis gjeneralëve rusë në terren raportohet se janë të tensionuara, aq sa Putin, sipas burimeve të CNN, po jep drejtpërdrejt urdhra për ofensivë.