Pass apo Pras?! Gafa e Taulant Ballës shkrin së qeshuri deputetët në Kuvend (VIDEO)

Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancvës për Komisionet Parlamentare dhe vendimin për  t’i mbajtur ato online.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend.

Ai u ngrit dhe foli nga vendi për rregullat e pandemisë në të gjithë Kuvendet e botës, teksa tha se edhe në Shqipëri nuk do të futet më asnjë deputet i pavaksinuar në sallë.

Por teksa thoshte ‘greenpass’ tha ‘green pras’. Balla më pas kërkoi falje dhe vijoi me fjalimin që kishte nisur. /albeu.com/

 

 

 

 

 

 


Shtuar 23.09.2021 15:09