Pasojat e vaksinës te të sëmurët me zemër, flet mjeku

Mjeku kardiolog, Novruz Çaushaj, ka folur në Wake Up në Top Channel foli për mundësitë e pasojave negative të vaksinës për të sëmurët me zemër.

Çaushaj tha se të gjitha vaksinat që kanë dalë janë të aprovurara nga ekspertë dhe se nuk ka pse të ekzistojë frika për t’i marrë vaksinat.

“Disa njerëz kanë fatin e gjithë popullatave, besoj se do rikthehet sërish AstraZeneca. Është thjeshtë një betejë. Një zemër e sëmurë nga probleme të tjera, në aktivitetin e saj është 2-3 fish më e angazhuar për ta përballuar COVID, dhe imagjinoni se çfarë ndodh pra”.

“Vaksina anti-Covid është prodhuar me sforco të madhe mëndjesh njerëzore në një kohë rekord, se për këto duhen 10 vite. Konspiracionistët ngrenë lloj lloj idesh, por janë vërejtur 3 elementë të rëndësishëm: duhet të vaksionohemi, popullata e vaksinuar është shumë më e mbrojtur nga simptomat e COVID, të sëmurët nga Covid shfaqin shumë më pak përkeqësime e shtrime në spital. Është mesazh i rëndësishëm. Vaksina është domosdoshmëri.

Unë mendoj se nuk ka lidhje vaksina me mpiksjen e gjakut, është COVID-i vetë që e favorizon mpiksjen e gjakut,” tha Çaushaj.


Shtuar 16.03.2021 09:23