Basha: Shqipëria e fundit në Evropë për investimet në kërkim dhe zhvillim!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe ditën e sotme ka vijuar të nxjerrë në pah sipas tij, dështimet e kryeministrit Rama.
Nga “100 dështimet e Edi Ramës”, këtë radhë Basha është ndalur dhe ngre pyetjen se në ç‘vend renditet Shqipëria për investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera të Evropës?
Teksa publikon grafikun kreu i opozitës përgjigjet duke thënë se vendi ynë renditet i fundit në Evropë sa i përket kësaj liste./albeu.com

Shtuar 16.03.2021 09:03