Pas Turqisë, Rama nis një vizitë tjetër dy ditore

Kryeministri Edi Rama është nisur sot në një vizitë dyditore jashtë vendit. Mësohet se sot do të mbajë një vizitë zyrtare në Budapest dhe nesër do të jetë në Bullgari.

Rama do të kthehet më pas në Shqipëri të mërkurën, ku pritet të jetë në Kuvend për shkarkimin e presidentit.

Kjo javë pritet të ketë zhvillime të rëndësishme në vend pasi Kuvendi vendos shkarkimin e presidentit Ilir Meta si dhe zgjedhja e kreut të demokratëve.

 


Shtuar 7.06.2021 10:30