Pas Roshit e Kamberit, një tjetër futbollist i Kombëtares në dyshim për ndeshjen e sotme

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit, teksa përballë do të jetë një kundërshtar si San Marino, ku fitorja është detyrim.

Në prag të kësaj sfide, Kombëtarja shqiptare ditën e sotme zhvilli seancën zyrtare stërvitore. Stafi teknik dhe trajneri Reja zhvilluan një seancë me intensitet të plotë në stadiumin e San Marinos, ku edhe do të luhet sfida.

Tekniku nuk kishte në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi, i cili e ndoqi seancën nga tribuna, ndërsa probleme fizike ka pasur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili zhvilloi stërvitje të diferencuar dhe është në dyshim për ndeshjen e nesërme. Pozitive duket edhe situata e Odise Roshit me mesfushorin që zhvilloi stërvitje normalisht dhe nuk pati probleme fizike.


Shtuar 31.03.2021 08:36