Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i është drejtuar sërish gjykatës së lartë të shteteve të bashkuara të Amerikës, këtë herë për t’i kërkuar qe të rishqyrtoi vendimin e Kolorados, i cili e përjashtoi nga fleta e votimit pas pretendimeve për rolin e tij në trazirat e Kapitolit me 6 janar të vitit 2021.
Gjykata e lartë e Kolorados, tha muajin e kaluar se Trump nuk ishte një kandidat i përshtatshëm, pasi ishte përfshirë në kryengritje mbi trazirat e kongresit.
Apeli për këtë vendim vjen vetëm një ditë, pasi ish-kreu i shtëpisë së bardhë, kundërshtoi vendimin e sekretares demokrate te shtetit Maine.
Vendimi Gjykatës se Lartë të Kolorados, shënon herën e pare ne histori që citon dispozitën ligjore per te përjashtuar një kandidat nga fleta e votimin presidencial.
Kundërshtaret e Trump, kane ngritur dhjetëra padi ne shume shtete, duke kërkuar ta s’kualifikojnë atë nga votimi.
Gjykatat në Minesota dhe Michigan, kanë hedhur poshtë përpjekjet e ngjashme për të s’kualifikuar ish-presidentin amerikan.
Ndërsa në shtete të tjera, si Oregon, çështjet janë ende duke u shqyrtuar.
Një vendim i Gjykatës së Lartë të SHBA për çështjen e pranueshmërisë së Trump, do të ishte i detyrueshëm në mbarë vendin.