Pas fitores së 25 prillit, Rama bën bashkë deputetët e rinj dhe të vjetër në pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama do të takojë sot deputetët e vjetër dhe ata të rinj që u zgjodhën më 25 Prill në pallatin e Brigadave.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 10:00, teksa Rama pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve, duke prezantuar kështu edhe sfidat dhe objektivat për mandatin e tretë qeverisës.

Ky është takimi i parë i Ramës me të zgjedhurit e rinj si deputetët të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi 74 mandate në zgjedhjet parlamentare. 


Shtuar 10.05.2021 10:00