Pas denoncimit të Këlliçit nga selia e PD, shkarkohet brenda 4 orësh drejtori i Pasurive të Sekuestruara

Pas denoncimit të sotëm nga Partia Demokratike, e emërimit të Ferdinant Tarazhin si drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, brenda 4 orësh ai është shkarkuar.

Tarazhi i cili më herë ka qenë edhe si drejtor i inceneratorit të Tiranës, ishte shkarkuar nga kjo detyrë, menjëherë pasi inceneratori është vënë nën sekuestron e shtetit.

Gazetari Klodian Tomorri që ka ndjekur dhe rastin, shkruan se ‘e ktheu ministri i Brendshëm urdhrin për të emeruar zotin Tarazhi tek agjencia e pasurive të sekuestruara. Dy drejtorë emëroi brenda ditës’.

Në një status të mëhershëm, gazetari Klodian Tomorri shkruante se, me emërimin e Tarazhit në këtë detyrë, Taulant Balla po rikthente inceneratorin tek ata që e kishin.

E në fakt kjo mund edhe të ketë ndodhur, pasi Tarazhi u prezantua dhe ndjeni në detyrë për 4 orë, kohë e mjaftueshme për të hedhur firmat e rikthimit të skenës së krimit, tek kokat e krimit.

Ministri i Brendshëm ka emëruar Ferdinant Tarazhin si drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë se Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Sot qenka bërë dhe prezantimi madje.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara administron mes të tjerash edhe inceneratorin e Tiranës. Pak muaj përpara se SPAK të sekuestronte inceneratorin e Tiranës, Mirel Mërtiri e emëroi zotin Tarazhi drejtor të kantierit te inceneratorit.

Sapo inceneratori u sekuestrua dhe kaloi në administrim të Agjencisë, administratori shtetëror e shkarkoi zotin Tarazhi dhe disa drejtorë pasi konsideroheshin si njerëz të besuar të Mërtirit dhe kishte dyshime se merrnin urdhra nga andej.

Pas shkarkimit mbi Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara nisi një sulm frontal, madje pati dhe kërcënime fizike për të rikthyer drejtoret e shkarkuar në punë. Veçanerisht zotin Tarazhi.

Por atje ku nuk pati sukses presioni, ka firma e ministrit të Brendshëm. Me pak fjalë, zoti Balla e ktheu inceneratorin tek ata qe e kishin. SPAK-u tani të shtrëngojë fort ballkonin e Berishës se mos u ikën doktori se inceneratori e pati.’, shkruante më herët gazetari Klodian Tomorri në Facebook.


Shtuar 12.02.2024 20:11