Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi është arrestuar disa ditë më parë për korrupsion me tenderat dhe gjykata ka vendosur dëmim me burg për të dhe tre vartësit e tij.
Mësohet me anë të avokat, Dorian Matlia, Gëllçi ka pasditur RTSH-në pasi nuk ka hapur garë për drejues pas shkarkimit të Gëllçit, pasi ky i fundit donte të garonte prapë sepse ka pasur një platformë fituese.
Deri në këto momente, thotë avokati, gjykata duhet të vendosë t’i japë Gëllçit 5 paga.
Avokati gjithashtu kërkon gjykatës të anulojë vendimin e shkarkimit nga puna të Gëllçit. Ky i fundit kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë të reja.
Kërkesat e Thoma Gëllçit:
Anulimi i vendimit të shkarkimit si akt i paligjshëm.
Detyrimi i palës së paditur të paguajë në favor të paditësit një shpërblim dëmi në masën e pagave mujore që ai do të përfitonte që nga dita kur është liruar nga detyra deri në momentin e fillimit të detyrës së dejtorit të ri të RTSH.
Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 3 muajve për mosrespektim të afateve të njoftimit për zgjidhjen e marrëdhëniesve të punës.
Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 2 muajve për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së marrëdhënies së punës.
Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit për pagën e 5 mujve si shpërblim vjetërsie në punë.
Detyrim të paaguajë dëmshpërblim me vlerën 100.000 lekë për dëmin moral në formën e cënimit të reputacionit në shkaktuar përmes publikit të lajmit të shkarkimit nga detyra.
Detyrimin e palës së paditur të shpallë të hapur garën për drejtuesin e ri duk e i dhënë mundësinë paditësit të ushtrojë të drejtën e tij për të rikandidaurnë detyrën e dejtorit të RTSH.
/albeu.com/