Pas 412 ditëve, Najada Çomo del në kafe me bashkëshortin dhe vajzën

Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, shefja e Infektivit Najada Çomo ka votuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Çomo ka ndarë një foto në lokal, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e tyre. Ajo ka treguar se ata kanë pirë kafe së bashku pas më shumë se një viti.

“Ne votuam, nje kafe bashke me Rolin dhe Greis pas 412 diteve”, ka shkruar shefja e Infektivit.

Shtuar 25.04.2021 17:50