Pas 20 muajsh, SHBA hap kufijtë për udhëtarët e vaksinuar

SHBA po rihapë kufijtë e saj të hënën për vizitorët e huaj që janë vaksinuar me të dy dozat, duke i dhënë fund një bllokumi 20-mujor të hyrjes.

Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump për shkak të Covid-19. Nga ky vendim, jo-amerikanët nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së, u ndaluan të hynin në SHBA.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të kenë një rezultat negativ të testit Covid-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit. Ata nuk do të duhet të karantinohen./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 22:02