Partneri i nënës tenton të përdhunojë të miturën, nëna e rreh

Një vajzë e mitur në Rodos, është dhunar nga e ëma dhe është tentuar të përdhunohet nga partneri i të ëmës.

Ajo ka denoncuar në polici partnerin e nënës për tentativë përdhunimi dhe vetë nënën për ushtrim të dhunës fizike ndaj saj.

Sipas mediave greke, 28-vjeçari shqiptar, banues në Ialyssos po gjykohet për tentativë përdhunimi dhe abuzimi me të mitur.

Nëna e 14-vjeçares së bashku me partnerin jetonin me tre fëmijët e saj, dy prej të cilëve nga një martesë e mëparshme, në një apartament në rodos që nga marsi i 2015-ës. Për të qëndruar vetëm me partnerin, ajo mori një shtëpi me qira për fëmijët e mitur të cilët do të ishin nën mbikqyrjen e motrës së saj.

Në qershor të vitit 2017, teksa ishin vetëm në shtëpi, 28-vjeçari dyshohet të ketë thërritur vajzën e mitur në dhomën e tij ku e priste i zhveshur dhe ka tentuar ta përdhunojë. Ajo e ka luftuar duke bërë që ai të bjerë në tokë dhe është larguar menjëherë.

E mitura ka treguar gjithashtu, se po gjatë kësaj periudhe është dhunuar fizikisht nga e ëma, e cila e sipas saj, e godiste me duar dhe objekte si shufra fshese, në pjesë të ndryshme të trupit. Nëna dyshohet ta ketë dhunuar të miturën pasi ajo nuk kishte mundësi të kujdesej për vëllezërit e vegjël për shkak të detyrimeve shkollore.

Dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat e vajzës së mitur. Nëna ka thënë për policinë se vajza e saj po gënjen në mënyrë që të mund të jetojë me babain e saj biologjik, pasi ai i toleron sjelljet të cilat ajo vetë ia ka ndaluar./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 17:48