Partizani “zbret me këmbë në tokë” Teutën dhe merr kreun (VIDEO)

Partizani ka fituar në rivalin direkt për titull Teutën duke e mposhtur 0-1 në transfertë.

Ishte goli i Çinarit në minutën e 25′ që i dhuroi sukesin të skuadrës së Dajës.

Ndërkohë, me këtë sukses Partizani merr kreun me 62 pikë. Në rast se të kuqtë, dalin me pikë të barabarta me durrsakët, janë kryeqytetasit ata që shpallen kampion, për shkak të ndeshjeve direkte, ku 3 janë mbyllur në barazim dhe 1 herë ka triumfuar Partizani.

Shtuar 17.05.2021 06:05