Partia e Lirisë “troket” sërish në SPAK: Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha hua punonjësit, më pas i shiti tokë

Partia e Lirisë ka bërë të tjera denoncime në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Përmes një deklarate nga selia, Sekretarja per Marredheniet me Publikun, Silva Caka, tha se SPAK është vënë në dijeni se kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës i ka dhënë një hua prej 500 mijë euro një punonjësi dhe më pas i ka shitur një tokë me vlerë 19.550.000 lekë.

Sipas Cakës, më pas punonjësi është shpallur fitues i një granti pranë AZHBR me fonde të Bashkimit Europian me vlerën 310 mijë euro.

Deklarata e plotë:

Pershendetje Sot Partia e Lirise depozitoi prane Struktures se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Oganizuar, 50 dokumenta te cilat i ka bere publike ne deklaratat e struktures Antikorrupsion. Ajo cka kemi vene ne dijeni SPAK sot eshte fakti sesi kompania koncensionare e inceneratorit te Tiranes, Integrated Energy BV SPV shpk i ka dhene nje hua prej 500.000 euro nje punonjesi e me pas i ka shitur dhe nje toke ne vlere 19.550.000 leke. Me pas po ky punonjes i cili konsultohej nga kompania e Stela Gugalles, Consulting Se Partners aplikon dhe shpallet fitues i nje Granti prane AZHBR me fonde te Bashkimit Evropian ne vleren 310.000 euro. Sigurisht nuk mbaron ketu sepse po i njejti punonjes na del dhe pronar kompanie ne Mal te Zi e me pas dhe administrator me prokure te posacme i Integrated Energy BV dhe i nje kompanie tjeter fiktive te krijuar nga kjo ORGANIZATE KRIMINALE. Sigurisht qe ne e vume ne dijeni SPAK dhe per dokumentat e firmosur nga Arben Kacorri( kryetari i njesise se zbatimit te projektit) i cili kujtohej pas nje viti te kerkonte informacion per koncensionin e Fierit dhe pse Ministria e Financave dhe Ekonomise gjate inspektimit kishte konstatuar shkelje te renda. Nje tjeter fakt i rende per te cilin e kemi vene ne dijeni SPAK jane dhe disa kontrata kredie me nje ekspozim total ne vleren 16.000.000 milion euro qe shoqeria Integrated Energy BV SPV ka marre prane bankave te nivelit te dyte duke lene si kolateral jo vetem te ardhurat nga kontrata koncensionare e inceneratorit te tiranes por dhe 18.000 m2 toke ne pronesi te shqiptareve. Por nuk mjaftohen me kaq, fakti tjeter qe SPAK administroi ishte kontrata e kredise te marre me garanci sovrane dhe pse kjo kompani nuk e ka ndaluar ne asnje moment aktivitetin e saj dhe gjate pandemise se Covid -19. Te gjitha keto kredi sot qe flasim jane ne vonese dhe bankes i lind e drejta te sekuestroje te gjitha keto pasuri dhe kontraten koncensionare duke sjelle per pasoje zhdukjen e 120 milion eurove te paguara deri tani nga parate e Shqiptareve. E gjitha kjo ndodhte me bekimin e Erion Velise dhe Belinda Ballukut dhe pse kishin filluar hetimet penale per kete organizate kriminale. Nje tjeter dokument shume i rendesishem eshte dhe transferta bankare e kryer ne 12.11.2021, ku kompania Integrated Energy BV SPV dergon para ne Hollande te kompania meme. Te gjitha keto jane ne shkelje te kontrates koncensionare pasi kjo kompani ka marre shuma te konsiderueshme parash ( pagesa nga shteti, pagesa nga privati, kredi bankare) dhe nuk ka kryer aspak investimin sepse dhe sot qe flasim nuk ka nje incenerator ne SHARRE por vetem LANFILLD. Nje tjeter moment ku jemi ndalur jane dhe kredite e marra nga kompania Integrated Technology Ëaste Treatment Fier per te cilen si pale e lidhur ne sigurimin e kredive eshte dhe kompania Albtek Energy ( inceneratori i elbasanit) Kemi vene ne dijeni SPAK dhe per dy kredi te marra me fondin e garancise sovrane ne vleren e 307.200.000 leke. Nje tjeter fakt skandaloz per te cilin sot e kesaj dite nuk kemi asnje reagim nga ministria pergjegjese eshte se inceneratori i Fierit duhet te ishte dorezuar qe ne date 31.03.2021 pas 2 shtyerjeve te miratuara ne kundershtim me ate cka parashikon kontrata fillestare. U kemi vene ne dispozicion te gjithe komunikimin shkresor sesi kompania koncensionare e deklaronte te ndertuar Inceneratorin qe ne date 30.03.2021 e nderkohe ministria nuk pergjigjej me muaj por vendosen te gjithe te behen aktiv ne shkresa pak dite perpara se te beheshin arrestimet dhe ajo veper te vihej ne sekuestro. Shteti ka vendosur te mos zbatoje kontraten e te mos vendosi penalitetet qe shkojne deri ne 2250 euro ne dite. Sot qe flasim ajo veper nuk eshte dorezuar e nderkohe kompania koncensionare vijon te marre shume te konsiderueshme nga buxheti i shtetit. E ne fund SPAK u vu ne dijeni per nje fakt SKANDALOZ i cili e ben dhe me te rende situaten ne inceneratorin e Fierit, fakt per te cilin administratori shteteror Z. Farudin Arapi eshte vene ne dijeni qe ne shkurt te vitit 2022. Me konkretisht jane 2 shkresa ne datat 08 dhe 18 shkurt qe kompania RUTHS ( nenkontraktore e pjeses me te rendesishme te inceneratorit) ka vene ne dijeni administratorin se kompania koncensionare i ka nje borxh ne vleren 2.500.000 euro dhe se ajo veper eshte ne pronesi te kesaj kompani dhe se askush nuk mund ta testoje dhe certifikoje ate veper sepse e ndalojne si ligjet e bashkimit evropian ashtu dhe ato shqiptare. Administratori eshte vene ne dijeni dhe te padive penale te ngritura nga kjo kompani per nje tjeter kompani fiktive te krijuar ne dijeni te plote te Klodian Zotos e cila eshte perdorur per te kryer punime ne Fier. Pra te nderuar qytetare,ashtu sic e deklaruam, sot kemi depozituar faktet prane SPAK e keshtu do te vazhdojme per cdo dokumentacion qe do te administrojme per kete ORGANIZATE KRIMINALE qe ne bashkepunim kane firmosur vjedhjen per qindra miliona euro para te shqiptareve. Faleminderit./albeu.com/