Repartet ushtarake nuk i kanë shpëtuar kthimit në parcela kanabisi dhe një rast i tillë ka ndodhur në një repart ushtarak në Zall Herr të Tiranës.
Gjatë operacionit “Fokus” policia ka gjetur parcela me kanabis dhe si pasojë janë arrestuar tre ushtarakë dhe 4 janë vënë nën hetim, mes tyre edhe komandanti i repartit.
Policia zbuloi dhe asgjësoi 125 bimë në këtë repart.
https://youtu.be/F-08MV_Rheg
Njoftimi:
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.