Sot do të jetë moti me me vranësira dhe shira ku me të dukshme do të jenë ne zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.
Orët e mesditës do të sjellin herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të dobët te gjithe zonën malore.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.