Parashikimi i motit për sot, 28 prill 2026

Ditën e sotme (28 prill), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Temperaturat pritet të jenë të larta ku vlerat e mesditës do të ngjiten deri në 27 gradë në vendet e ulëta dhe bregdet dhe 24-25 gradë në vendet malore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut.

Të lidhura

None found

Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.


Shtuar 28.04.2026 07:27

Tags: