Seanca e jashtëzakonshme/ Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër aktual dhe i propozuar për president është tërhequr zyrtarisht nga kandidatura. Tërheqja nga gara vjen një ditë para se të dështojë afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

“Edhe zyrtarisht tërhiqem nga kandidatura për President të Kosovës,” tha Konjufca

Të lidhura

None found

Tërheqjen e bëri publike edhe deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë e propozuar për presidente nga LVV-ja.

Për hir të transkriptit dhe unë tërhiqem nga kandidatura për President”, tha Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Pas tërheqjes së dy kandidaturave, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e mbylli seancën e jashtëzakonshme. Nesër mbaron afati kushtetues ku në rast se Kuvendi dështon të zgjedh Presidentin, vendi automatikisht shkon në zgjedhje.


Shtuar 27.04.2026 19:34