Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit, kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga gara.
Arbëria Ngavci, shefja e Grupit Parlamentar të LLV-së, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme në Kosovë deklaroi se partia e saj do të bëjë përpjekjet e fundit “për të shmangur zgjedhjet”.
Të lidhura
None found
“Do të bëjmë përpjekjet tona deri në fund që të shmangim zgjedhjet e reja. E patë që dy kandidaturat e fundit edhe zëvendëskryeministri Konjufca edhe deputetja, doktoresha Fatmire Mulhaxha Kollçaku tashmë i tërhoqën kandidaturat e tyre dhe po bëjmë edhe një hap tjetër përpara, tejet të rëndësishëm në mënyrë që të shmangim të zgjedhjeve të reja. Deri në përfundim të afatit do të angazhohemi dhe shpresojmë që vendi të bëhet me president brenda afatit kushtetues”, tha Nagavci.
Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministri aktual i cili ishte propozuar për president u tërhoq zyrtarisht nga kandidatura. Gjithashtu edhe deputetja e LVV-së Fatmire Kollçaku, e cila ishte kandidatja e dytë e propozuar, u tërhoq nga gara. Pas tërheqjes nga kandidaturat, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e mbylli seancën e jashtëzakonshme.
Ndërsa njoftoi se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit. Sipas njoftimit, seanca do të mbahet sot në orën 20:30.Në kuadër të kësaj kërkese, janë propozuar dy kandidatura për postin e Presidentit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve kushtetuese.
Konjufca akuzoi më herët partitë opozitare se përmes kourumit për presidentin kërkon të rrëzojë Qeverinë Kurti 3, e cila u formua katër muaj më parë. Ai shtoi se edhe nesër deputetët kanë afat të zgjedhin presidentin.
“Kjo Qeveri po dëshirojnë të rrëzohet përmes presidentit”, tha Konjufca.
Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot një seancë lidhur me zgjedhjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, por partitë opozitare bojkotuan. Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin presidentin deri me datë 28 prill atëherë vendi shkon në zgjedhje të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.
