E BUJSHME/ Berisha paralajmëron rikthim të fuqishëm në parti: S’përjashtoj më veten nga asgjë (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit duke përdorur shprehjen “kurrë mos thuaj kurrë”, anglisht dhe shqip, si për të dërguar një mesazh, ka theksuar se nuk do të frenojë më veten nga të drejtat që i garanton Kushtetuta si qytetar.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më,”-tha Berisha në intervistën e tij për Syri.tv.

Po për kë ishte mesazhi? Pse 3 ditë para ditës së zgjedhjeve që priten të zhvillohen brenda Partisë Demokratike? A do të sfidojë Berisha, kryedemokratin aktual Lulzim Basha në një proces të dytë? Nëse jo në krye të PD, kë post synon Berisha?


Shtuar 10.06.2021 23:36

Tags: