Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat

në Tiranë 20°/32°C

në zonat malore 15°/29°C

në zonat e ulta 15°/36°C

në zonat bregdetare 18°/32°C.


Shtuar 10.08.2023 18:05