Parashikimi i motit për ditën e premte, 26 Nëntor 2021

Dita e e premte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranëst e intervale të shkurtëra me diell.
Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme që prej orëve të para pas mesnatës me intensitet mesatar.
Në ultësirën perëndimore e përgjatë bregdetit reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshje e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 25 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5 deri 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 2 deri 10°C
në zona e ulëta 10 deri 18°C
në zona bregdetare 11 deri 18°C


Shtuar 25.11.2021 23:23

Tags: ,