Broja përgatitet për ndeshjen ndaj Liverpool, sulmuesi duartrokitet nga shokët e skuadrës (VIDEO)

Armando Broja do të ketë mundësinë që të luajë kundër Liverpulit ditën e shtunë.

Sulmuesi shqiptar është gati që të tregojë forcën e tij edhe ndaj rivalëve të mëdhenj në emër. Southampton ka treguar së fundmi një moment nga stërvitja, atje ku Broja është në formën e tij më mirë.

Para goditjes së tij, sulmuesi tregon këndin dhe cepin se ku do të shkojë topi.

Gjithçka e llogaritur qartë dhe ovacionet mbërritën nga shokët e skuadrës, që e kanë duartrokitur për realizimin. Ajo që mbetet të shihet është nëse Broja do të luajë si titullar ndaj Liverpulit apo Hasenhutl do t’i besojë dyshes Che Adams-Armstrong.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)


Shtuar 25.11.2021 23:40