Parashikimi i motit për datën 5 nëntor 2022

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e  shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë./albeu.com