Të hënën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë, moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente gjatë ditës, por pa praninë e reshjeve të shiut.