Ditën e sotme, do të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës, parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Të lidhura
None found
Mundësia për reshje në territor është 0.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, e për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
