Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta, do të dominohen zonat malore verilindore-juglindore.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e vona të mbrëmjes, ky stabilitet i amtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe ato maksimale, duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi perëndimor për pasojë brigjet detare do të jenë pa dallgë.