Këtë të hënë në vendin tonë, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë verilindore, do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave në territorin Shqiptar.
Vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezent në 75 % të territorit, ku më të theksuara në zonat Verilindore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike, duke sjellë mot të kthjellët POR shumë të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre, duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në zonat Verilindore deri në 8°C vlera maksimale, e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.