Moti në vendin tonë, do të sjellë mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas here, do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Në zonat veriperëndimore, shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të dobësojnë ndjeshëm reshjet në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura minimale, deri në 17°C temperatura maksimale ne rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.